Anila Alliu

Anila Alliu ka 32 vite përvojë pune të kombinuar si mësuese e arsimit fillor, drejtuese shkolle, specialiste në Sektorin e Kurrikulës dhe Cilësisë për arsimin parashkollor dhe fillor, në Drejtorinë Arsimore Rajonale të qytetit të Tiranës, dhe për më shumë se tri vite punon si specialiste në sektorin e Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

Ajo ka përfunduar studimet në degën “Mësues për Arsimin Fillor” në vitin 1990. Ka kryer studimet në Master Profesional në Pedagogji me profil “Menaxhim Arsimi” dhe më pas Master Shkencor në programin “Menaxhim dhe supervizim të Institucioneve Arsimore”. 

Në vitin 2016 është certifikuar si trajnere e moduleve të Junior Achivement në kurrikulën e re të lëndës “Edukimi për Shoqërinë”, dhe prej vitit 2017 është konsulente dhe trajnere në Junior Achivement of Albania. 

Prej majit 2021 është trajniere në Shkollën e Drejtorëve në programin e trajnimit për zhvillim të vazhdueshëm profesional për drejtues aktualë, aspirantë për drejtues dhe mësues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar