Bardhyl Musai
Prof. dr., Bardhyl Musai, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Arsim Demokratik dhe profesor në Universitetin e Tiranës, studiues në fushat e shkencave të edukimit dhe politikave arsimore, ka ideuar, drejtuar dhe zbatuar programe të ndryshme, duke sjellë risi në sistemin arsimor në Shqipëri dhe Kosovë. Botimet e shumta përdoren nga studentë në fakultetet e edukimit si edhe në programet për zhvillim profesional të mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, prej të cilëve janë edhe ai i mentorëve dhe i lidershipit.