Dhurata Myrtollari

Dhurata Myrtollari është diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër, mban titullin “Mësues mjeshtër” me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”. Ka përvojë të gjatë prej 26 vitesh në Arsimin Parauniversitar në Shqipëri, si mësuese dhe drejtuese në shkolla të ndryshme. Përveç mësimdhënies, punon si trajnere e bashkëpunëtore në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve. Në 2020 është certifikuar si trajnere ndërkombëtare e platformës digjitale shkollore Edmodo. Mban titullin “Ambasadore” e rrjeteve eTwinning dhe Scientics, dy komunitete mësuesish nga shkollat evropiane. Ka përfaqësuar Shqipërinë si mësuese inovatore, e përzgjedhur nga Microsoft në Forumin e Edukimit Global, zhvilluar në Budapest, Hungari në vitin 2016. Fituese e çmimit “Mësuesi i Vitit 2017” në Shqipëri. Fituese i Çmimit për Edukimin dhe Mësimdhënien, ICT AWARDS 6 në prill 2018. Gjatë pandemisë ishte pjesë e ekipit të mësuesve të RTSh Shkolla. Dhurata Myrtollari ishte pjesë e panelit të të ftuarve si “Mësuesit Heronj” nga UNESCO në 25 Janar 2021. Ka qenë pjesë e ekipit në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2022-2026.