Edlira Late ka një përvojë disa vjeçare në menaxhimin e çështjeve të arsimit në sektorin publik dhe privat, me një fokus të veçantë në fushën e trajnimit të mësuesve, të ndërkombëtarizimit të arsimit dhe të sigurimit të cilësisë në arsim.
Si studente në programin Fulbright, pjesë e programeve të shkëmbimit të mbështetur nga “US Bureau of Educational and Cultural Affairs”, ka përfunduar programin Master në Edukim në fushën e Drejtimit dhe Studimit të Politikave në Arsim, në Loyola University Chicago, Illinois, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përvojat të tjera të punës përfshijnë menaxhimin dhe koordinimin e nismave arsimore dhe projekteve të trajnimit pranë strukturave qendrore të arsimit dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përvojën në vijimësi në mësimdhënie në programet profesionale të studimit dhe kualifikimit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të shkollës, të ofruara pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.