Eralda Zhilla është lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, dhe koordinatore e masterit “Orientim Profesional”. E diplomuar pranë këtij universiteti në vitin 2005 si psikologe kliniciste, ka fituar gradën master në vitin 2008 në programin e Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me atë të Nebraskës në Amerikë. Aktualisht mban gradën Doktor Shkencash në fushën e psikologjisë dhe Certifikatën e Këshillueses Ndërkombëtare për Karrierën.
Ka një përvojë 14 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencave të edukimit dhe të psikologjisë. Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit ku ka lektuar pjesë nga studime të fushës psikologjike dhe më gjerë.
Ka përvojë në fushën e planifikimit, organizimit dhe drejtimit të projekteve me natyrë sociale. Ka një kontribut aktiv në trajtimin e grupeve në nevojë, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme psikologjike për ta në shumë organizata. Aktualisht zhvillon mësim në programet Bachelor në Psikologji, Master profesional dhe shkencor. Ka disa botime në fushën psikologjike.