Erion Muça ka një përvojë të gjatë dhe të larmishme profesionale dhe akademike si: pedagog dhe studiues shkencor/aplikativ i çështjeve të arsimit, punësimit dhe karrierës, trajner, si dhe hartues programesh, manualesh dhe kurrikulash në fushën e punësimit, arsimit dhe karrierës.Muça është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave të Arsimit dhe Formimit Profesional në Universitetin Barleti dhe njëkohësisht është Drejtues i Strukturës së Trajnimit në këtë Universitet. Z. Muça është një ekspert shumë aktiv në daljet publike në media për çështje të ndjeshme që lidhen me arsimin, punësimin dhe çështjet e karrierës. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka kontribuar profesionalisht dhe publikisht në qasjet e perspektivës së njëkohshme të suksesit në punësim dhe karrierë për të rinjtë, duke qenë njëkohësisht i vetmi studiues i punësimit dhe karrierës me status Ekspert në këto dy fusha.