Flutura Sheshi

Flutura Sheshi është diplomuar pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dega Fizikë. Ka një përvojë profesionale rreth 40 vjeçare në arsim, si mësuese gjimnazi, specialiste arsimi në trajnim, kualifikim dhe inspektim, drejtuese e disa institucioneve publike dhe jo publike. 

Gjithashtu, ka qenë hartuese e kurrikulave, testeve të Maturës Shtetërore, olimpiadave të fizikës, tekstesh shkollore në vite, pjesëmarrëse në projekte të ndryshme, organizatore veprimtarish mbi edukimin në Shqipëri, pjesmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke filluar nga Shtatori i vitit 2019 ajo është trajnere e mësuesve dhe drejtorëve të Arsimit Parauniversitar për kualifikimin e vazhdueshëm, pranë Universitetit Barleti, drejtuese programi për Brezin e tretë të Shkollës së Drejtorëve, CSL, si edhe trajnere në edukimin e vazhdueshëm pranë CSL për tre module.