Gentiana Koçi

Gentiana Koçi udhëhiqet nga pasioni për të rritur vlera nëpërmjet: komunikimit, bashkëpunimit dhe mirë organizimit. Ajo beson se vlerat zhvillohen përmes edukimit dhe praktikimit të tyre në çdo moshë e komunitet, ndaj – prej 20 vitesh, Gentiana udhëheq e mbështet aktivisht: fëmijët, mësuesit, drejtuesit, organizatat përmes programeve të përbashkëta dhe shërbimit komunitar. E diplomuar për Gjuhë shqipe dhe Letërsi, ku dhe specializohet në studime të thelluara pasuniversitare, Gentiana e nis karrierën si mësuese dhe, në moshën 26 vjeçare, i përkushtohet me dashuri rolit të lidershipit në edukim si: drejtuese shkolle, trajnere, coach, partnere e organizatave në Shqipëri e Angli duke bashkëpunuar në misionin e përmirësimit të mirëqenies së njerëzve. Që prej vitit 2021, Gentiana është anëtare e Values Alliance, me qendër në Angli. Në 2022 angazhohet me CSL në rolin e Coach për Programin e Detyrueshëm të certifikimit të drejtuesve dhe harton modulin “Rilidhja me Vlerat”, me të cilin synon të sjellë një përvojë të jetësuar ndërkombëtare dhe ta ofrojë atë miqësisht e në mënyrë profesionale te cilido individ e komunitet në Shqipëri.