Gerda Sula

Gerda Sula ka kryer studimet doktorale në Universitetin e Gjenevës, në fushën e Shkencave të Edukimit. Ajo është e përfshirë në programet e përgatitjes së mësuesve në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe mbulon lëndë të shkencave të edukimit si pjesë e përgatitjes psikosociale të mësuesve të degëve të ndryshme që ofron Universiteti i Tiranës.
Interesat e saj profesionale janë në zbatimin e qasjeve me fëmijët në qendër, në shkollat shqiptare, sidomos në fëmijërinë e hershme dhe arsimin fillor, fushë në të cilën ka formimin bazë.
Ajo ka mbi njëzet vjet përfshirje në projekte kërkimore e praktike në çështje të ndryshme arsimore, në nxitjen e zbatimit në praktikë të ndryshimeve metodologjike të mbështetura në studimet më të fundit në fushën e edukimit. Ka shërbyer si konsulente në çështjet e edukimit në shumë organizata, si World Bank, UNICEF, SwissContact, Save the Children, etj., dhe ka marrë pjesë në disa projekte akademike të Erasmus+.
Gerda Sula ka një numër botimesh në revista shkencore, prezantimesh në konferenca akademike, si dhe ka trajnuar një numër të lartë mësuesish në Shqipëri e më gjerë, si dhe është anëtare e një numri organizatash profesionale ndërkombëtare.