Kozeta Noti

Kozeta Noti ka mbi 30 vite përvojë profesionale në mësimdhënie. Karrierën e saj në arsim e ka filluar si mësuese e më pas ka qenë në pozicion drejtues në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”. Gjithashtu, ka qenë drejtore e organizatës “Ceses Tirana”, si dhe drejtore e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në Bashkinë e Tiranës. Prej shumë vitesh është pedagoge në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
Kozeta Noti ka marrë pjesë si anëtare në disa grupe pune për Reformën Kurrikulare Arsimore në Shqipëri, për hartimin e plan-programeve për arsimin parauniversitar dhe atë të lartë. Ka qenë drejtuese në projekte të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare të realizuara nga Ceses (Qendra Evropiane për Shkollën, Edukimin, Shoqërinë), projekte me fokus edukimin e vlerave të qytetarisë evropiane tek të rinjtë dhe mësuesit.
Fushat e ekspertizës janë në përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve, vlerësim programesh studimore, kërkimin në shkenca sociale, në drejtim e administrim, në edukim qytetar, në shkrim e vlerësim tekstesh, në menaxhim programesh në fushën e edukimit si dhe në programe bashkëpunimi rajonal.