Leticja Gusho

Leticja Gusho ka një përvojë prej 25 vitesh në arsim, dhe aktualisht është lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimeve të studimeve master dhe doktoraturë në Universitetin e Tiranës në fushën e pedagogjisë, ka kryer postdoktoraturën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mbajtëse e Bursës Fulbright. Gjithashtu, ka kryer disa specializime pasuniversitare në Universitetin e Utrehtit në Hollandë.
Ka dhënë mësim si lektore e ftuar në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Granadës në Spanjë, si edhe në Universitetin Shtetëror të Salem, Massachusets, SHBA. Është autore e shumë artikujve të botuar brenda dhe jashtë vendit që kanë në fokus çështjet e shkollës dhe problematikat që lidhen me to. Gjithashtu, ka botuar dhe librin “Për një shkollë më të mirë”.
Fushat e saj të interesit janë zhvillimi i kurrikulës në shkollë, metodat sasiore dhe cilësore të kërkimit, si edhe përgatitja dhe trajnimi në vazhdim i mësuesve.