Merita Poni është pedagoge e Universitetit të Tiranës, e angazhuar në mësimdhënie dhe kërkim në fushën e edukimit, metodave të kërkimit dhe arsimit gjithpërfshirës. Ajo ka hartuar modulet e arsimit gjithpërfshirës për sociologjinë e edukimit, për masterin e pedagogjisë sociale dhe masterin e mësuesisë për mësues të lëndëve shoqërore për shkollat e mesme, si edhe ka marrë pjesë në hartimin e politikës kombëtare për arsimin gjithpërfshirës, si edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka studiuar Sociologji, Filozofi dhe Drejtësi në bachelor dhe ka kryer studime në master për Arsimin gjithpërfshirës në Universitetin Roehampton në Britaninë e Madhe, si dhe master për politikat sociale. Ajo është doktoruar në studime gjinore me fokus pabarazitë gjinore në arsim dhe punësim. Ajo ka publikuar në revista akademike për gjininë, edukimin, krimin, kulturën dhe metodat kërkimore si edhe ka përvojë të gjatë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut si aktiviste dhe kërkuese.