Dr. Migena Buka është pjesë e Departamentit të Pedagogjisë – Psikologjisë në Universitetin e Tiranës që nga viti 2006. Ajo jep mësim në programet Bachelor në Psikologji, Master i Shkencave në Psikologji Organizative, Master i Shkencave në Psikologji Shkollore dhe Master i Shkencave në Psikologji Klinike. Ajo ka aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe organizative; njohuri teorike dhe praktike në fushën e Burimeve Njerëzore (p.sh.: rekrutimi, përzgjedhja e stafit, vlerësimi i performancës, vlerësimi i nevojave etj.) dhe ka udhëhequr shumë projekte në këtë fushë dhe ka pasur bashkëpunime të suksesshme me shumë kompani që operojnë në Shqipëri si: Albtelecom sh.a., Bankers Petroleum, GIZ, UNICEF etj. Aktualisht është Drejtuese e Programit në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës për Programin e Formimit të Detyrueshëm Përgatitor për certifikimin e drejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar. Ajo ka marrë ToT të organizuar nga CSL me Koby Gutterman në Shqipëri në tetor 2019 dhe ka mbuluar modulin “Menaxhimi efektiv i njerëzve, burimeve dhe financave”, që në kohortën e parë.
Dr. Buka ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji dhe është e specializuar në Psikologji Industriale dhe Organizative, nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme, në Ankara. Ka marrë titullin Doktor i Shkencave në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Ajo ka qenë pjesë e trajnimeve, konferencave dhe projekteve të shumta me aftësitë e saj unike në fushën e Burimeve Njerëzore.