Prof. Asoc. Mihallaq Qirjo është i pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Kërkimi shkencor lidhet me fushën e Ekologjisë së Aplikuar. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë drejtimin e Ekologjisë dhe Edukimit Mjedisor.
Ka një përfshirje aktive si drejtues apo ekspert i fushës në shumë projekte kombëtare/ndërkombëtare të lidhur me monitorimin e mjedisit në zona të veçanta natyrore si në ekosistemet lagunore të vendit (Kune-Vain); dhe në programe të politikave mjedisore si Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, Ndryshimet Klimatike, Zonat e Mbrojtura, Edukimi për Zhvillimin e Qëndrueshëm, etj.
Ka botuar mbi 40 artikuj shkencorë si autor i parë ose bashkë autor dhe rreth 15 materiale kualifikimi e studimi për mësues, studentë, përfaqësues të shoqërisë civile mjedisore.
Me një përvojë 25 vjeçare në drejtimin e organizmave ndërkombëtare që punojnë në fushën e mjedisit dhe aktiv në zhvillimin e politikave mjedisore të vendit, aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Qendrës Burimore të Mjedisit në Shqipëri.