Ornela Koleka
E diplomuar në Inxhinieri dhe Informatikë, me një kontribut të konsiderueshëm në sektorin publik dhe privat, në drejtim të menaxhimit dhe zhvillimit të politikave dhe strategjive të qëndrueshme për integrimin e TIK në edukim.
Me një eksperiencë tepër të gjatë si trajnere në zhvillimin profesional të mësuesve për përdorimin dhe integrimin e mjeteve TIK në mësimdhënie e mësim nxënie.
Pjesëmarrëse në shumë programe kualifikimi në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Tashmë prej 7 vitesh, koordinatore kombëtare e komunitetit më të madh ndërkombëtar dedikuar mësuesve dhe arsimit në tërësi, si dhe zhvillimit profesional të tyre, eTwinning.