Pëllumb Karameta

Prof. Assoc. Dr. Pëllumb Karameta kontribuon në sektorin e arsimit prej 40 vitesh. Ai është diplomuar për matematikë dhe ka kryer një specializim për psikologji-pedagogji. Ka kryesuar grupin e punës për hartimin e strategjisë së arsimit parauniversitar 2014-2021. Në këtë kontekst, ka udhëhequr grupin e punës për hartimin e kurrikulës së re që bazohet në kompetenca. Pjesë e ekspertizës së tij janë hartimi dhe menaxhimi i iniciativave për administrimin arsimor dhe vlerësimin e cilësisë, si dhe komunikimi me audienca profesionale në konferenca dhe seminare. Aktualisht, ai kontribuon në projektin e CSL për formimin e drejtuesve të institucioneve arsimore.