Petrina Mataj (Blushi), është Drejtore Didaktike pranë Gjimnazit “Deutsch-Albanische Schule” Tiranë. Ajo ka mbaruar studimet pranë FSHN Universiteti i Tiranës, si mban titullin Master Shkencor nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Shquhet për kontribute në fushën e edukimit, me trajnime për mësues gjatë viteve të fundit, ka një përvojë profesionale në lidhje me mësimdhënien, si mësuese IT-së prej 30 vitesh, si edhe në botime të teksteve shkollore, dhe së fundi si trajnere në disa qendra trajnimi. Prioritet në punën e saj janë metodat e avancuara të mësimdhënies, rritja tek drejtuesit, mësuesit, praktikantët të kompetencave dixhitale gjatë mësimdhënies gjithnjë me në qendër nxënësin.
Certifikimi si e-Twinning Ambassador, Leading Teacher me CodeWeek, MEI Expert me Microsoft ka bërë që puna me projekte dhe integrimi i teknologjisë (tools-ve) në mësim të jenë në qendër të punës së saj.