Shkelqim Allkaj
Shkëlqim Allkaj, Shef i Kurrikulës dhe Cilësisë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Diplomuar në Universitetin e Tiranës për: Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë; master ekzekutiv në “Studime letrare”; master në gjuhësi për “Redaktori”; bachelor në drejtësi dhe master shkencor në “E drejtë civile” (vazhdim viti II-të).
Për 12 vite ka kryer detyrën e drejtorit në shkollë publike dhe private, 9 vjeçare dhe të mesme (gjimnaz, ekonomik, pedagogjik). Për afro 5 vite ka kryer detyrën e drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qarkut Fier dhe për 4 vite detyrën e shefit të burimeve njerëzore të MAS. Ka punuar si pedagog i jashtëm në universitet privat për lëndët e edukimit dhe është aktualisht trajner pranë CSL-së.