Theodhori Karaj është profesor në Departamentin e Psikologjisë dhe Pedagogjisë në Universitetin e Tiranës, me një përvojë të gjatë pune si mësues dhe drejtor shkolle në arsimin parauniversitar, si profesor i psikologjisë së zhvillimit, metodave të kërkimit në psikologji dhe edukim, psikologjisë së stresit, menaxhimit të klasës dhe drejtues për shumë vite i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe i Departamentit të Psikologjisë dhe Pedagogjisë.
Krahas studimeve universitare dhe pasuniversitare në Shqipëri në fushën e edukimit dhe të psikologjisë, prof. Karaj ka kryer studimet Fullbright në fushën e psikologjisë sociale dhe studimet post master në fushën e Administrimit të Arsimit në SHBA, si dhe ka vizituar shumë universitete të Europës dhe të SHBA-së si profesor.
Theodhori Karaj është autor i disa teksteve mësimore parauniversitare dhe universitare, i shumë studimeve shkencore, si dhe ka një përvojë shumë të pasur në fushën e trajnimeve në edukim dhe psikologji.