Valbona Habili Sauku i përket brezit të parë të Psikologjisë, diplomuar në drejtimin shkollor/organizacional në vitin 2000. Studimet pasuniversitare kanë vijuar në programin “Master në Këshillim Psikologjik” në 2004 – 2007. Ka marrë gradën “Doktor në Psikologji” në Korrik të 20016, pranë Fakutetit të Shkencave Sociale, Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë.
Ka një përvojë 20 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencës së psikologjisë. Aktiviteti shkencor fokusohet në një ndërthurje të fushave të psikologjisë së edukimit, shkollore dhe organizacionale. Aktualisht është pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit te Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë.
Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomën bachelor dhe master dhe botime të shumta në fushën e psikologjisë. Ka një përvojë 16 vjeçare në fushën e psikologjisë organizative kryesisht me organizata ndërkombëtare si Karitasi Spanjoll, delegacioni në Kosovë, Kryqi i Kuq Spanjoll e Terre des Homme në Shqipëri. Gjithashtu është anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë.