Zenel Sina

 

Zenel Sina është lektor në Departamentin e Pedagogjisë të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës “ShPU Pedagogji” (2004) dhe ka fituar gradën shkencore “Doktoratë në Pedagogji” në Universiteti i Tiranës (2014). Gjatë karrierës së tij akademike ka drejtuar Departamentin e Pedagogjisë, ka ideuar dhe drejtuar Qendrën për Edukim në Vazhdim dhe detyra të tjera administrative në universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ka punuar si mësues, drejtues shkolle, trajner dhe aktivist në shoqërinë civile, kryesisht në fushën e edukimit. Kontributi më i spikatur është në drejtim të zhvillimit profesional të mësuesve, drejtimit të shkollës, legjislacionit në arsim, kurrikulës, prindërimit si edhe në psikologjinë e zbatuar në edukim.