Moduli: Zhvillimi i dijes në lëndën e fizikës

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Ky modul vë theksin te marrja e njohurive shkencore, sipas një spiraleje në cikle të ndryshme të  shkollimit, i cili duhet respektuar, sepse njohuritë janë më të qëndrueshme, kur merren gradualisht, nga teoria te veprimtaritë, në zbatime konkrete, diskutime e ndërtime pajisjesh të reja, sipas kurrikulës së re.

Me anë të këtij moduli pjesëmarrësit, gjithashtu, do të orientohen si të punojnë me nxënësit e talentuar në klube, olimpiada e veprimtari ekstra-kurrikulare.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Drejtues dhe mësues të profilit fizikë të institucioneve arsimore parauniversitare në shkolla 9-vjeçare, gjimnaze, shkolla të mesme të orientuara dhe të arsimit profesional, aspirantë për t’u bërë drejtues apo n/drejtues shkollash me deri në tre vite eksperiencë;
  • Mësues, drejtorë dhe zv/drejtorë shkolle;
  • Drejtorët aspirues (drejtuesit e mesëm);
  • Drejtorë të rinj (deri në tre vjet përvojë).

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • identifikojnë nevojat e nxënësve, me synim zbatimin e të mësuarit me logjikë dhe mendim kritik;
  • krijojnë bashkëpunim mes departamenteve (kualifikim ndër lëndor), rrjeteve të mësuesve të shkencave natyrore, komunitetit të prindërve si edhe bizneseve;
  • rrisin cilësinë në testimet mbi bazën e programit;
  • përdorin rrugë të thjeshta në procesin mësimor edukativ për lëndën e fizikës, lidhjes ndër lëndore, sipas standardeve zyrtare me matematikën, TIK-n, gjuhët e komunikimin.

 

Trajner

 

Universiteti Barleti