Trajnim i drejtëpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Moduli “Zhvillimi i aftësive për lëndën time – Matematikë” përshkruan matematikën si një nga shtatë fushat e kurrikulës së arsimit parauniversitar, e cila përmban vetëm lëndën e matematikës, si një pjesë themelore e shkollimit parauniversitar. Ajo mësohet në të gjitha vitet e këtij shkollimi. Nëpërmjet mësimit të matematikës, nxënësi do të marrë njohuri mbi numrat, figurat, hapësirën, masat, mënyrën e përdorimit të të dhënave etj. Ai/ajo do të jetë në gjendje të kuptojë rolin e të menduarit matematik për zhvillimin e shkencës e të teknologjisë moderne, si dhe rëndësinë e zbatimit të matematikës në situatat e zgjidhjes së problemeve nga jeta reale.
Përfituesit e këtij trajnimi
- mësuesit e arsimit fillor;
- mësues të lëndës së matematikës të arsimit të mesëm të ulët;
- mësuesit e lëndës së matematikës të arsimit të mesëm të lartë;
- drejtuesit e shkollave 9- vjeçare të profilit të matematikës;
- drejtuesit e shkollave të mesme të profilit të matematikës;
- specialistë të njësive vendore arsimore të profilit të matematikës
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- shqyrtojnë elementet dhe risitë e programit të fushës së matematikës;
- analizojnë rezultatet e të nxënit të kompetencave kyç;
- propozojnë mundësi për lidhjen e kompetencave matematikore me kompetencat kyç;
- diskutojnë mundësitë e lidhjes së matematikës me fushat kurrikulare;
- planifikojnë kurrikulën me kompetenca në lëndën e matematikës;
- zbatojnë teknika të punës në grup dhe të zhvillimit të aftësive në lëndën e matematikës;
- vlerësojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet për çdo tematikë lidhur me realizimin e kompetencave të lëndës.
Trajner
Universiteti Barleti