Moduli: Udhëheqja pedagogjike (drejtues)

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Qëllimi i këtij moduli është t’ju ndihmojë ju, si drejtorë, në detyrën e vështirë të identifikimit të nevojave të shkollës, të vetes suaj dhe të stafit tuaj. Pjesëmarrësit në këtë modul do të ndërtojnë kompetencat e nevojshme për ngritjen e kapaciteteve të tyre për organizimin e mësimdhënies efektive në shkollë, zhvillimit dhe menaxhimit të kurrikulës në shkollë. Në këtë modul pjesëmarrësit në trajnim do të mund të njihen me standardet e drejtorit të shkollës, të cilët përcaktojnë çfarë duhet të arrijë drejtori në punën e tij për një performancë sa më pozitive.

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Drejtues të arsimit parashkollor;
  • Drejtues të arsimit 9 vjeçar publik e jopublik;
  • Drejtues të arsimit të mesëm publik e jopublik;
  • Drejtues të shkollave profesionale;
  • Drejtues të shkollave të specializuara;
  • Drejtues të shkollave me kohë të pjesshme.

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë dhe të udhëheqin në mënyrë efektive me mësuesit mësimdhënien dhe zhvillimin e shkëlqyeshëm të kurrikulave;
  • konceptojnë mjetet e vlerësimit të një mësimdhënie efektive;
  • realizojnë mjetet dhe metodat e vlerësimit dhe zhvillimit të vetvetes dhe të stafit mësimdhënës;
  • përcaktojnë treguesit e zhvillimit, të pavarësisë dhe bashkë-krijimit të grupeve për një mësimdhënie sa më efektive;
  • zhvillojnë pavarësinë, bashkëpunimin dhe kreativitetin te vetja dhe tek stafi me qëllim zhvillimin e shkollës;
  • njohin dhe të përcaktojnë nevojat e zhvillimit të shkollës nëpërmjet hulumtimit të vazhdueshëm të saj.

 

Trajnerë

 

Shkëlqim Allkaj

Ymer Çiraku