Moduli: Organizimi dhe zhvillimi i punës së një ekipi të suksesshëm

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Ky modul trajnimi është paraprijë e një pune interaktive, i cili paraqet në mënyrë të kompletuar punën mes pjesëmarrësit dhe trajnueses në zhvillimin e aftësive të mira njohëse, të aftësive sociale dhe të punës në ekip. Është hartuar në mënyrë të tillë që të bëhet një punë si fillim “investiguese” për çështje nga më të ndryshmet dhe më pas në “zgjidhje të dilemave profesionale të stafit të mësimdhënies”.

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Mësues të institucionit arsimor (arsimi, parashkollor, fillor, arsimi i mesëm i ulët, arsimi mesëm i lartë, arsim profesional);
  • Drejtorë dhe nëndrejtorë;
  • Specialistë ZVAP, DRAP;
  • Instruktorë;
  • Psikologë/punonjës socialë.

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë:

  • kuptojnë sesi ndërtohet një ekip dhe cilat janë karakteristikat e tij;
  • kuptojnë karakteristikat individuale dhe llojet e ndryshme të komunikimit dhe si të ndërtojmë besimin; 
  • kuptojmë rëndësinë e marrëdhënies: “Unë” kundrejt “Ti”;
  • kuptojnë personalitetet dhe situatat e vështira;
  • kuptojmë qëllimet e ekipit dhe qëllimet individuale.

 

Trajnerë:

 

Anila Alliu;

Klotilda Jaupi;

Elda Lako