Moduli: Menaxhimi i shkollës

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Pjesëmarrësit në këtë modul ndërtojnë kompetencat e nevojshme për ngritjen e strukturës organizative të institucionit, për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare, si edhe për menaxhimin. Gjatë zhvillimit të trajnimit, pjesëmarrësit duhet të demonstrojnë vlera dhe qëndrime që karakterizojnë drejtorin gjatë karrierës së tij/saj si lider, duke qenë model pozitiv për mësuesin dhe nxënësin si: përkushtimi dhe entuziazmi, argumentimi, idetë origjinale, interesi, inkurajimi, promovimi i punës në institucion, respektimi i punës së tjetrit, toleranca dhe pranimi i opinionit të tjetrit, mendimi kritik, përballja me sfidat etj.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Drejtuesit e klasave parapërgatitore, AMU, AML, arsimit të mesëm profesional, arsimit special;
  • Specialistët pranë DRAP/ZVA-ve e AF, AMU, AML, arsimit të mesëm profesional, arsimit apecial;
  • Mësues të përzgjedhur pjesë e grupit të punës për planin vjetor e afatmesëm të shkollës.

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit në trajnim do të jenë të aftë të:

  • hartojnë një plan menaxhimi burimesh njerëzore dhe materialesh bazuar në nevojat dhe interesat e institucionit;
  • krijonë një plan financiar në shkollë bazuar në nevoja dhe interesa;
  • menaxhojnë një plan financiar;
  • realizojnë një vlerësim të vazhdueshëm të stafit të shkollës;
  • hartojnë një plan projekt dhe bëjnë biznesplanin;
  • sigurojnë, monitorojnë dhe caktojnë burimet financiare, teknologjike etj., për të maksimizuar përmirësimet që kanë të bëjnë me misionin dhe qëllimet e shkollës.

 

Trajner

 

Shkëlqim Allkaj