Mirësevini në Bibliotekën Virtuale të Lidershipit dhe Menaxhimit të Shkollës, që është krijuar nga Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL).
Drejtuesit e institucioneve të arsimit parauniversitar dhe ata që duan të bëhen drejtues, do të kenë mundësi që të njihen dhe të përdorin falas:
Bibliotekën Online të Legjislacionit në Arsimit Parauniversitar me informacion të organizuar mbi kuadrin strategjik dhe ligjor për arsimin parauniversitar, botuar në Fletoren Zyrtare pas viteve 1990.
Bibliotekën Online të Raporteve, Studimeve, Udhëzimeve mbi Arsimin Parauniversitar 1990-2021 ku do të gjeni raporte e studime të hartuara nga organizata e institucione të ndryshme për çështje të arsimit parauniversitar në Shqipëri.
Bibliografia Online e botimeve të Bibliotekës Kombëtare për arsimin parauniversitar ku do të gjeni të listuar sipas tematikave dhe rendit alfabetik të autorëve ( shqiptarë e të huaj) bibliografi që janë në fondin e Bibliotekës Kombëtare, lidhur me çështje të arsimit parauniversitar dhe që mbështesin procesin e drejtimit dhe menaxhimit të shkollës
Bibloteka Virtuale përbën një burim të vlefshëm informacioni për të gjithë të interesuarit në fushën e arsimit parauniversitar.