Informacion mbi Programin

Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP) dhe certifikimi i tyre administrohet ekskluzivisht nga Shkolla e Drejtorëve.

Ky program ka për qëllim pajisjen e drejtuesve dhe të aspirantëve për drejtues me certifikatën e drejtuesit të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, duke ndjekur programin e trajnimit të hartuar specifikisht për drejtuesit e Institucioneve të Arsimit të Mesëm të Ulët (AMU) dhe të Arsimit të Mesëm të Lartë (AML), në një shtrirje kohore të përshtatshme për këtë qëllim.

Programi është i një cilësie shumë të lartë dhe është bazuar në modelin e suksesshëm të Institutit “Avney Rosha”, në Izrael, për trajnimin dhe certifikimin e drejtuesve të IAPU, duke u përshtatur me nevojat dhe standardet më të fundit të drejtuesve të IAP në Shqipëri.

 

Përmbajtja e programit     Kriteret e përzgjedhjes     Tarifat e programit