Moduli: Arsimi gjithëpërfshirës

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Arsimi gjithëpërfshirës është parakusht për përfshirje shoqërore të nxënësve me nevoja të veçanta në të nxënë. Që në vitin 2005 arsimi gjithëpërfshirës u bë axhendë globale për të gjitha sistemet arsimore të vendeve anëtare të OKB, përfshirë edhe Shqipërinë. Përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara dhe sidomos atyre që kanë vështirësi në të nxënë në arsimin e zakonshëm është pranuar gjerësisht, jo vetëm si forma më e mirë e arsimimit, por edhe e socializimit (përfshirjes dhe përkatësisë ndaj grupit shoqëror). Ky modul do të ofrojë njohuri në lidhje me metodat e kërkimit në arsimin gjithëpërfshirës ku një rol të veçantë do të zërë Action Research, një metodë e përdorur gjerësisht nga stafet pedagogjike në shkollat evropiane, për vetë reflektim dhe rritje profesionale. 

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Nëndrejtorët e shkollave 9- vjeçare;
  • Nëndrejtorët e shkollave të mesme;
  • Shefat e departamenteve/ekipeve lëndore;
  • Mësues që aspirojnë të bëhen drejtues;
  • Drejtues rrjetesh profesionale. 

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • identifikojnë nxënësit me nevoja të veçanta dhe aftësi të kufizuara;
  • vlerësojnë nevojat (mjete për vlerësimin e kapacitetit për të mësuar, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe kombëtare për arsimin gjithëpërfshirës);
  • hartojnë kurrikulën për të mundësuar arritje për të gjithë;
  • zhvillojnë plane individuale të edukimit dhe kujdesit;
  • sigurojnë mbështetje dhe burime të jashtme për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta.

 

Trajner:

 

Merita Poni

Trajnerë