Moduli: Menaxhimi i emergjencave civile

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Moduli i jep mundësi drejtuesve dhe mësuesve të identifikojnë rreziqet që i kanosen nxënësve nga rastet emergjente që mund të ndodhin në shkollë për shkak të rasteve nga zjarri, përmbytjet dhe nga tërmeti. Vend të veçantë zë hartimi i një plani për trajnimin e mësuesve dhe të nxënësve për t’u mbrojtur në rastet e emergjencës, si dhe jep mundësi që të kryhen analiza të mjedisit fizik në shkollë dhe në shtëpi që lidhen me sigurinë nga rastet emergjente. Bashkëpunimi me prindërit është një tjetër çështje që prek moduli dhe që shqyrton format dhe teknikat e bashkëpunimit me familjet dhe prindërit për kujdesin dhe ruajtjen e fëmijëve-nxënës nga rastet emergjente. Të ushtruarit praktik nëpërmjet ushtrimeve dhe shembujve në kushtet e klasës dhe të shtëpisë, kur ndodhin emergjenca nga zjarret, përmbytjet dhe tërmeti janë pjesë e rëndësishme e trajnimit. Moduli jep mundësi që drejtuesit e institucioneve të krijojnë aftësi për monitorimin dhe vlerësimin e punës që kryhet në shkollë për kujdesin dhe ruajtjen në raste emergjente.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Nëndrejtorët e shkollave 9- vjeçare;
  • Nëndrejtorët e shkollave të mesme;
  • Shefat e departamenteve/ekipeve lëndore;
  • Mësues që aspirojnë të bëhen drejtues;
  • Drejtues rrjetesh profesionale. 

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • identifikojnë rastet emergjente që ndodhin për shkak të përmbytjeve, zjarrit dhe tërmetit;
  • shpjegojnë rëndësinë që ka mbrojtja dhe sigurimi nga rreziqet emergjente që lidhen me përmbytjet dhe zjarrin;
  • identifikojnë mjedisin fizik të shkollës, elementet e saj, mjedisin përreth shkollës që pengojnë ose mundësojnë raste emergjente që lidhen me zjarrin dhe përmbytjet;
  • shqyrtojnë masat që duhen marrë në kushtet e shtëpisë dhe të shkollës për t’u ruajtur nga zjarri, përmbytja dhe tërmeti;
  • hartojnë një plan trajnimi për mësues dhe nxënës për rastet e shpëtimit nga zjarri, tërmeti dhe përmbytjet;
  • vlerësojnë punën edukative për krijimin e aftësive të nxënësve dhe mësuesve për t’u ruajtur nga rastet emergjente si zjarri, përmbytjet dhe tërmeti.

 

Trajner

 

Universiteti Barleti