Moduli: Metodat inovative të mësimdhënies për mësuesit, klasat digjitale
Trajnim online
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Nevoja për të mësuar duke integruar mjetet digjitale mësimore po rritet çdo ditë pasi teknologjia është tashmë një faktor i rëndësishëm dhe me shumë ndikim në jetën e përditshme, përfshirë sistemet arsimore.
Rëndësia e këtij moduli qëndron në nxitjen e përdorimit dhe integrimin e teknologjisë në mësimdhënie, kjo sjell përmirësim të rezultateve të të nxënit dhe zhvillimin e kompetencës digjitale te të gjithë, megjithatë nuk janë ato që duhet të drejtojnë mësimin.
Përfituesit e këtij trajnimi
- Mësuesit e arsimit fillor;
- Mësuesit e lëndëve të ndryshme për arsimin e mesëm të ulët;
- Mësuesit e lëndëve të ndryshme për arsimin e mesëm të lartë;
- Mësuesit ndihmës të shkollave 9- vjeçare;
- Drejtuesit e shkollave 9- vjeçare;
- Specialistë të DAR/ZVA-ve.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- përmirësojnë njohuritë mbi udhëzimet dhe bazën ligjore për integrimin e teknologjisë në mësimdhënie;
- integrojnë mjete dhe platforma online për përmirësimin e kompetencës digjitale;
- krijojnë klasa digjitale për mbajtjen e portofoleve dhe vlerësimeve online.
Trajnues
Dhurata Myrtollari
Trajnerë