Moduli: Mirëqenia e nxënësve – zhvillimi i aktiviteteve që nxisin kreativitetin te fëmjët dhe krijojnë klimë pozitive në klasë

Trajnim i drejtëpërdrejtë / online

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Mirëqenia e fëmijëve në shkollë është thelbësore në arritjen e rezultateve të larta dhe zotërimit të aftësive dhe kompetencave të rëndësishme për jetën. Një nxënës me mirëqenie të plotë në shkollë ka kënaqësi të vijë në shkollë, gjendja fizike, psikologjike dhe emocionale e tij është e mirë, ka shpresë për të ardhmen dhe përfshihet në veprimtaritë e ndryshme që zhvillohen në shkollë. Rritja e mirëqenies së nxënësve ndikon dhe në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm e miqësor brenda shkollës. Në këtë modul do të trajtohet kryesisht rëndësia e krijimit të një marrëdhënie pozitive në klasë dhe ndikimi që ka në procesin e mësimdhënies dhe të nxënët. Gjithashtu do të trajtohen raste praktike të ndërveprimit, rëndësisë së tij dhe lojra të ndryshme që ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e shëndetit mendor.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Specialistë të ZVAP;
  • Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar – AB, AMU dhe AML;
  • Mësues të – AB, AMU dhe AML: Gjuhë dhe Letërsi, Anglisht, Qytetari, fusha e performancës;
  • Mësues të arsimit të detyruar.

 

Rezultatet e pritshme

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • identifikojnë vlerat dhe të shprehen me gjuhën e vlerave;
  • shprehin qartë mendimet përmes bashkëbisedimit;
  • zhvillojnë aftësinë e rrëfimit të historive;
  • planifikojnë dhe të udhëheqin aktivitete ku nxënësit, mësuesit të mund të luajnë Lojën e Vlerave (Values Jam) në komunitete të ndryshme duke përmirësuar shëndetin mendor;
  • modelojnë dhe zhvillojnë një projekt shkollor mbi vlerat;
  • zhvillojnë aftësi për pjesëmarrje në evente poetike me bashkëpunëtorë kombëtarë e ndërkombëtarë.

 

Moduli: “Mirëqenia e nxënësve – Zhvillimi i aktiviteteve që nxisin kreativitetin tek fëmijët dhe krijojnë klimë pozitive në klasë” do të zhvillohet në datat 26, 27, 28 tetor; Orari 16.00 – 19.00.

Trajnerë

Gentiana Koci