Moduli: Përdorimi i teknologjisë

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Ky modul i jep mundësi drejtuesve dhe mësuesve të identifikojnë mjetet dhe teknikat e përdorimit të teknologjisë në mësimdhënie e mësim nxënie duke krijuar një mjedis të nxëni tërheqës dhe lehtësues të punës së mësuesit dhe të nxënësve. Pjesëmarrësit në trajnim sqarohen për rëndësinë e përdorimit të teknologjisë, identifikimin e formave, teknikave dhe                 strategjive për cilësinë e të nxënit të nxënësve/studentëve. Rëndësi të veçantë në këtë modul do ti kushtohet paraqitjes së shembujve konkretë nga përvoja të mira që  janë zbatuar në Shqipëri për krijimin e mjedisit të të nxënit me teknologji, aftësimin praktik të                    nxënësve në kodim, si dhe nga përvojat e huaja në këtë drejtim.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

  • Drejtues dhe mësues të të gjitha profileve të institucioneve arsimore parauniversitare në kopshte,  shkolla 9-vjeçare, gjimnaze, shkolla të mesme të orientuara dhe të arsimit profesional.

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • shqyrtojnë njohuritë bazë të përdorimit të teknologjisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie të  njohura në nivel ndërkombëtar;
  • analizojnë informacione duke përdorur teknologjinë për të përmirësuar kushtet e të nxënit      të nxënësve/studentëve;
  • demonstrojnë praktikisht në përdorimin e aplikacioneve kompjuterike në ndihmë të    mësimdhënies e mësimnxënies;
  • identifikojnë mundësitë e zhvillimit të një mjedisi të nxëni duke përdorur teknologjinë duke nxitur nxënësit/studentët drejt të mësuarit dhe suksesit;
  • zhvillojnë teknika të udhëheqjes dhe përdorimit të teknologjisë në klasë.

 

Trajnerë

 

Universiteti Barleti