Trajnim i kombinuar
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Mentor është një mësues me përvojë, i cili mëson dhe udhëheq studentin mësues në procesin e përvetësimit të mësimdhënies.
Mentorimi është një veprimtari që ndryshon në varësi të kërkesave të studentëve, të mundësive që ekzistojnë brenda një shkolle të caktuar, të marrëdhënieve midis partnerëve dhe mënyrës sesi punojnë mentorët.
Ky modul trajnimi fokusohet në rolin dhe përgjegjësitë e mentorit në shkollë duke e trajtuar mentorimin si një koncept në zhvillim dhe duke nxitur procesin e të kuptuarit dhe të eksperimentuarit të ideve rreth mentorimit efektiv në shkollë.
Përfituesit nga trajnimi
- Mësues të të gjitha lëndëve të arsimit fillor dhe të mesëm i ulët, arsim i mesëm i lartë: gjimnaz, arsim profesional, shkollë e mesme e orientuar;
- Drejtorë të institucioneve arsimore (fillor, dhe/ose arsimi i mesëm i ulët, arsimi i mesëm i lartë: gjimnaz, arsim profesional, shkollë e mesme e orientuar);
- Specialistë të njësive vendore arsimore.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- ndërtojnë njohuri të plota për procesin e mentorimit;
- formojnë shprehi për udhëheqjen e praktikantëve në punën në klasë, proceset e të nxënit dhe rolin e mësuesit;
- kuptojnë problemet me të cilat ballafaqohen mësuesit fillestarë;
- demonstrojnë zbatimin kompetent të të gjitha veprimtarive kurrikulare.
Trajner:
Bardhyl Musai