Moduli: Të jesh pjesë e një ekipi të suksesshëm

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Pothuajse në çdo lajmërim për pozicion pune, thuhet se duhet që kandidati të jetë në gjendje të punojë në grup. Kjo duket si një shprehje standarde të cilës të gjithë i përgjigjen me “po”. Në fakt është diçka që as nuk mund të matet dhe as nuk mund të vlerësohet në fazat e para të rekrutimit, madje edhe vetë aplikantët e kanë të vështirë të njohin veten në këtë aspekt. Me anë të këtij moduli do të përvetësoni teknika dhe aftësi për të punuar në ekip dhe në të njëjtën kohë të jeni pjesë e një ekipi të suksesshëm.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Drejtues dhe mësues të të gjitha profileve të institucioneve arsimore parauniversitare në kopshte, shkolla 9-vjeçare, gjimnaze, shkolla të mesme të orientuara dhe të arsimit profesional;
  • Drejtues rrjetesh profesionale. 

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • evidentojnë rëndësinë e ndërveprimit, bashkëpunimit me individët e tjerë brenda grupit;
  • mësojnë të zgjidhin konfliktet dhe të arrijnë në një marrëveshje;
  • zhvillojnë aftësitë drejtuese;
  • motivojnë stafin dhe të përmbushin në kohë objektivat.

 

Trajnerë

Universiteti Barleti