Trajnim i drejtëpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Në këtë modul do të vihet fokusi tek udhëheqja si proces, koncepti menaxhim, organizim, planifikim, nxënie, të nxënët, udhëheqje, klimë në këndvështrimin e mësuesit. Aftësimi profesional i mësimdhënësve për zbatimin e metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies si edhe klasifikimi i tyre. Moduli përmban informacion të mjaftueshëm, të dobishëm dhe shumë frytdhënës për target grupin në trajnim duke i ndihmuar ata që të kuptojnë dhe zbatojnë me shumë përpikmëri marrjen e të dhënave të pritshme në procesin e të nxënit të efektshëm dhe cilësor.
Përfituesit e këtij trajnimi
- Specialistë DRAP/ZVAP;
- Drejtues të arsimit parashkollor, fillor, arsimi i mesëm i ulët, mesëm të lartë, të arsimit profesional, arsimit special;
- Mësues të gjitha niveleve të arsimit (arsimit parashkollor, fillor, arsimi i mesëm i ulët, mesëm të lartë, të arsimit profesional psikologë/punonjës socialë, të shkollave të specializuara);
- Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij trajnimi janë mësuesit. Përfituesit jo të drejtpërdrejtë janë nxënësit.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- identifikojnë komponentët e një mësimdhënie të shkëlqyer në të nxënë;
- listojnë karakteristikat kryesore që ndikojnë në mësimdhënien e suksesshme;
- dallojnë karakteristikat ndihmëse të lidhura me mësimdhënien e suksesshme;
- kryejnë vlerësimin e një mësimdhënie me bazë kompetenca kyçe;
- përcaktojnë qëllime të arritshme, por sfiduese për nxënësit;
- krijojnë mundësi që çdo nxënës të arrijë sukses;
- realizojnë një planifikim të mësimdhënies së suksesshme;
- reflektojnë për çështje të ndryshme të debatit për mësimdhënien e suksesshme;
- vlerësojnë treguesit e zhvillimit të shprehive për mësimdhënien.
Trajnerë
Anila Alliu,
Klotilda Jaupi,
Elda Lako