Moduli: Udhëheqja e partneritetit
Trajnim i drejtëpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Moduli i jep mundësi drejtuesve dhe mësuesve të identifikojnë institucionet me të cilat duhet të krijojnë bashkëpunim dhe partneritet. Pjesëmarrësit në trajnim sqarohen për rëndësinë e krijimit të partneritetit, identifikojnë dhe shqyrtojnë forma, teknika dhe strategji të krijimit dhe vijimësisë së partneritetit, por dhe arrijnë të bëjnë planifikime dhe të zhvillojnë veprimtari të përbashkëta gjithnjë në të mirë të cilësisë së arritjeve të shkollës.
Përfituesit e këtij trajnimi
- Nëndrejtorët e shkollave 9- vjeçare;
- Nëndrejtorët e shkollave të mesme;
- Shefat e departamenteve/ekipeve lëndore;
- Mësues që aspirojnë të bëhen drejtues;
- Drejtues rrjetesh profesionale.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- identifikojnë institucionet e partneritetit të linjës vertikale dhe horizontale me të cilat duhet të ketë partneritet zyrtar institucioni arsimor;
- identifikojnë format e bashkëpunimit me komunitetin përreth shkollës;
- shpjegojnë rëndësinë e bashkëpunimit me organizata të shoqërisë civile që mbështesin edukimin;
- shqyrtojnë dokumentin zyrtar “Standardet e Shkollës si Qendër Komunitare”.
Trajnerë
Universiteti Barleti
Trajnerë