Trajnim i drejtëpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Qëllimi i këtij moduli është t’ju ndihmojë ju, si drejtorë, në detyrën e vështirë të identifikimit të nevojave të shkollës, të vetes suaj dhe të stafit tuaj. Pjesëmarrësit në këtë modul do të ndërtojnë kompetencat e nevojshme për ngritjen e kapaciteteve të tyre për organizimin e mësimdhënies efektive në shkollë, zhvillimit dhe menaxhimit të kurrikulës në shkollë. Në këtë modul pjesëmarrësit në trajnim do të mund të njihen me standardet e drejtorit të shkollës, të cilët përcaktojnë çfarë duhet të arrijë drejtori në punën e tij për një performancë sa më pozitive.
Përfituesit e këtij trajnimi
- Drejtues të arsimit parashkollor;
- Drejtues të arsimit 9 vjeçar publik e jopublik;
- Drejtues të arsimit të mesëm publik e jopublik;
- Drejtues të shkollave profesionale;
- Drejtues të shkollave të specializuara;
- Drejtues të shkollave me kohë të pjesshme.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- kuptojnë dhe të udhëheqin në mënyrë efektive me mësuesit mësimdhënien dhe zhvillimin e shkëlqyeshëm të kurrikulave;
- konceptojnë mjetet e vlerësimit të një mësimdhënie efektive;
- realizojnë mjetet dhe metodat e vlerësimit dhe zhvillimit të vetvetes dhe të stafit mësimdhënës;
- përcaktojnë treguesit e zhvillimit, të pavarësisë dhe bashkë-krijimit të grupeve për një mësimdhënie sa më efektive;
- zhvillojnë pavarësinë, bashkëpunimin dhe kreativitetin te vetja dhe tek stafi me qëllim zhvillimin e shkollës;
- njohin dhe të përcaktojnë nevojat e zhvillimit të shkollës nëpërmjet hulumtimit të vazhdueshëm të saj.
Trajnerë
Shkëlqim Allkaj
Ymer Çiraku