Trajnim i drejtëpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Pedagogjia mund të përkufizohet si të kuptuarit se si zhvillohet mësimi i mbështetur nga filozofia dhe praktika, në thelb pedagogjia është studimi i procesit mësimor. Udhëheqja shpesh përcaktohet si akti i udhëheqjes ose udhëzimit të individëve ose grupeve. Nëse do t’i ndërthurim të dy këto koncepte, na ofrohet nocioni i udhëheqjes pedagogjike si udhëheqës ose udhëzues i studimit të procesit mësimor. Pikërisht gjatë këtij moduli me temat dhe metodat e përdorura do të ofrohet nën një qasje kritike se si duhet dhe mund të zhvillohet një udhëzues i mirë i procesit mësimor për të ndihmuar fëmijët/adoleshentët, mësuesit, prindërit dhe komunitetin të nxjerrin më të mirën e tyre.
Përfituesit e këtij trajnimi
- Drejtues dhe mësues të të gjitha profileve të institucioneve arsimore parauniversitare në kopshte, shkolla 9-vjeçare, gjimnaze, shkolla të mesme të orientuara dhe të arsimit profesional.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- përdorin teorinë e lidershipit si një mjet analitik për identifikimin e problemeve të praktikës në udhëheqjen arsimore dhe si një mjet për të ndihmuar në formimin e zgjidhjeve praktike;
- njohin modelet më të mira të udhëheqjes pedagogjike;
- njohin format dhe mjetet se si të bëjmë të dukshme kontributet që japin fëmijët në klasë për të sfiduar vetën të dalim nga lista tradicionale e kërkimit të cilësisë së të nxënit;
- njohin format dhe mjetet për të thelluar angazhimin me prindërit si partnerë në zhvillimin e fëmijëve të tyre;
- identifikojnë mjetet/format për të angazhuar kolegët për të menduar pozitivisht, për të sfiduar formën e mësimdhënies klasike dhe “përqafuar mendjet e gjalla të fëmijëve”;
- kuptojnë dokumentacionet zyrtare si “Standardet e Shkollës si Qendër Komunitare”.
Trajnerë
Universiteti Barleti