Moduli: Zhvillimi i dijes në lëndën e fizikës
Trajnim i drejtëpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Ky modul vë theksin te marrja e njohurive shkencore, sipas një spiraleje në cikle të ndryshme të shkollimit, i cili duhet respektuar, sepse njohuritë janë më të qëndrueshme, kur merren gradualisht, nga teoria te veprimtaritë, në zbatime konkrete, diskutime e ndërtime pajisjesh të reja, sipas kurrikulës së re.
Me anë të këtij moduli pjesëmarrësit, gjithashtu, do të orientohen si të punojnë me nxënësit e talentuar në klube, olimpiada e veprimtari ekstra-kurrikulare.
Përfituesit e këtij trajnimi
- Drejtues dhe mësues të profilit fizikë të institucioneve arsimore parauniversitare në shkolla 9-vjeçare, gjimnaze, shkolla të mesme të orientuara dhe të arsimit profesional, aspirantë për t’u bërë drejtues apo n/drejtues shkollash me deri në tre vite eksperiencë;
- Mësues, drejtorë dhe zv/drejtorë shkolle;
- Drejtorët aspirues (drejtuesit e mesëm);
- Drejtorë të rinj (deri në tre vjet përvojë).
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- identifikojnë nevojat e nxënësve, me synim zbatimin e të mësuarit me logjikë dhe mendim kritik;
- krijojnë bashkëpunim mes departamenteve (kualifikim ndër lëndor), rrjeteve të mësuesve të shkencave natyrore, komunitetit të prindërve si edhe bizneseve;
- rrisin cilësinë në testimet mbi bazën e programit;
- përdorin rrugë të thjeshta në procesin mësimor edukativ për lëndën e fizikës, lidhjes ndër lëndore, sipas standardeve zyrtare me matematikën, TIK-n, gjuhët e komunikimin.
Trajner
Universiteti Barleti
Trajnerë