Trajnim i drejtëpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Arsimi është më shumë sesa përvetësimi i njohurive. Përmirësimi i të kuptuarit, aftësive, vlerave dhe zhvillimit personal të nxënësve mund të rrisë ndjeshëm mësimin dhe përfitimet. Të mësuarit jashtë klasës nuk është një qëllim në vetvete, përkundrazi, ky proces sot shihet si një mjet për të zhvilluar aftësinë për të mësuar. Në këtë këndvështrim gjatë këtij moduli me temat dhe metodat e përdorura do të ofrohet një qasje ndaj të nxënit jo konvencional dhe se si mësuesi mund të përdorë të gjithë burimet që ofron shkolla dhe komuniteti për të arritur objektivin e të nxënit praktik nëpërmjet përvojës direkte.
Përfituesit e këtij trajnimi
- Nëndrejtorët e shkollave 9- vjeçare;
- Nëndrejtorët e shkollave të mesme;
- Shefat e departamenteve/ekipeve lëndore;
- Mësues që aspirojnë të bëhen drejtues;
- Drejtues rrjetesh profesionale.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- njihen me teoritë e të nxënit që ndihmojnë procesin e të nxënit përtej orës së mësimit ;
- njihen me modelet më të mira të të nxënit përtej mureve të klasës;
- njihen me format dhe mjetet se si të bëjmë të dukshme kontributet që japin nxënësit në procesin e të mësuarit;
- njihen me format dhe mjetet për të thelluar angazhimin me prindërit si partnerë;
- identifikojnë mjetet dhe format për të angazhuar kolegët për të menduar pozitivisht, për të sfiduar formën e mësimdhënies klasike;
- zhvillojnë aftësi për të praktikuar të nxënit përtej mënyrës konvencionale.
Trajner
Universiteti Barleti