Moduli: Zhvillimi i vizionit të shkollës dhe transformimi i institucionit

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Në këtë modul do të trajtohet se çfarë është vizioni dhe si mund të zhvillohet ai për transformimin kryesor të institucionit arsimor dhe rolin e Lidershipit transformues në këtë proces. Në qendër të vëmendjes do të jetë analiza në auditor e çështjeve, që lidhen me lidershipin transformues të një institucioni arsimor, pasqyruar te vizioni, qëllimet, misioni, motoja, vlerësimi, ndryshimet e vazhdueshme të legjislacionit dhe bashkëpunimet në të gjitha nivelet për zhvillimin e vizionit për të realizuar qëllimet me veprimtari cilësore, vlerësim, vetvlerësim të nxënësit, stafit, drejtuesit dhe shkollës. Në fund të trajnimit pritet që pjesëmarrësit të fitojnë kompetencat e duhura, për të qenë në gjendje të drejtojnë institucionin dhe të njohin veten në rolin e një drejtuesi transformues, për të zbatuar e vetvlerësuar punën e tyre me efikasitet

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • Mësues, drejtorë dhe zv/drejtorë shkolle;
  • Drejtorët aspirues (drejtuesit e mesëm) 
  • Drejtorë të rinj (deri në tre vjet përvojë);
  • Drejtorë me përvojë të lartë (ata me më shumë se 5 vjet përvojë).

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • njohin kuptimin e vizionit, analizës vjetore, metodës SWOT, strategjitë kombëtare të Arsimit Parauniversitar, rolin e tyre në hartimin e vizionit;
  • kuptojnë rëndësinë e njohjes së kurrikulave, legjislacionit të rinovuar; 
  • mësojnë hapat që ndiqen për hartimin e planifikimit vjetor, zhvillimin e vizionit në optikën e strategjive të shkollës;
  • njohin konceptin mbi lidershipin, llojet, lidershipin transformues, si dhe kuptimin e përmbajtjes dhe ndryshimeve të Legjislacionit, në kontekstin e Reformës 2014-2020;
  • njohin veten e tyre si lider, pikat e forta e të dobëta, e gjejnë veten të përputhur ose jo me veçoritë e lidershipit transformues, apo të ndonjë lideri tjetër;

 

Trajner

 

Universiteti Barleti